Berisha zbulon kulisat: Rama refuzoi dy herë marrëveshjen në Qershor, ja çfarë duhet të bëjë opozita

447
Sigal

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka zbuluar në emisionin “Opinion”, se gjatë muajit Qershor, kryeministri Edi Rama ka refuzuar dy herë mundësinë e marrvveshjes mes palëve, të negociuar nga gjermanët.

Sipas Berishës, e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet e opozitës, janë zgjedhjet pa Edi Ramën kryeministër, gjë e cila mund të arrihet, sipas tij, vetëm me protesta masive.

“Tentativat për marrëveshje i ka refuzuar Edi Rama. Ka patur dy tentative nga gjermanët në Qershor. Rama i ka refuzuar.

Si zgjidhet kriza? Qeveri kalimtare me detyra të caktuara, për të përgatitur zgjedhje. Shkohet drejt kësaj kur populli opozitar, të mos lëshojë sheshin derisa t’ja mbathë Edi Rama”.