Berisha zbulon emrin e simpatizantes së Tahirit që sulmoi gazetaren: Është drejtoreshë e…

67
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që zbulon emrin e simpatizantes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që sulmoi gazetaren Klodiana Lala tre ditë më parë.
Sipas qytetarit gratë janë të grupseksionit të PS në Kombinat dhe njëra prej tyre është drejtoreshë e spitalit të fëmijëve.
STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon drejtoreshën që sulmoi si bandite gazetaren. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij. Sb
Doktor Përshëndetje sërish! Ato gratë që sulmuan gazetaret me fjalët më të ndyra janë grupseksionit të PS në Kombinat. Njëra është drejtoreshë tek spitali i kalamajve në QSUT. Djora Shino e ka emrin. Është ajo me rreth të kuq. Kanë nxjerrë zagaret e partive rrugëve.
INCIDENTI
Fyerja ndaj gazetares së News24 dhe BalkanWeb Klodiana Lala ndodhi të shtunën, më 21 tetor para Kryesisë së Kuvendit teksa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i përgjigjej interesit të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
Në momentin kur deputeti Saimir Tahiri ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, gazetarët janë afruar për t’i marrë një prononcim lidhur me zhvillimin, por mbështetësit e tij ia kanë bërë më të vështirë punën e tyre.
Në një moment, gjatë intervistimit, njëra nga gratë e thyera në moshë, që mbështeste ish-ministrin i është drejtuar me fjalë fyese gazetares Lala.