Berisha tregon prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha: Çfarë mendimi dhashë

437
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News 24, tregoi se personi që pati më shumë ndikim në arritjen e marrëveshjes mes Ramës e Bashës është zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee ndërsa tregon edhe mendimet që i ka dhënë Lulzim Bashës, por mohon të jetë ai “kumbari i kësja marrëveshje.
“Ndikim padiskutim pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, tek të dy palët. Zotëria thelbin e tha tek mediat. Pasi ua tha juve na e tha edhe neve. Ju tha që njohim meritat e opozitës. Pjesa thelbësore e marrëveshjes u propozua nga Lulzim Basha, tek Rama. Jo në mënyrë absolute nuk kam qënë unë kumbari, por e kam mbështetur marrëveshjen. Kam qenë i bindur që nuk ka marrëveshje që dikush fiton gjithçka”,- tha ish-kryeministri.
Ish-kryeministri thotë se marrëveshja e arritur ishte gati dyfishi i paketës McAllister, ndërsa komenton edhe datën e zgjedhjeve.
Berisha thotë se nuk ishte dakord që zgjedhjet të mbaheshin në korrik, dhe dakordimi për 25 qershorin sipas tij ishte një datë e përshtatshme.
“Ka patur lëshime nga të dy palët. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të qartë se në kushte paqeje nuk mund të ketë një marrëveshje ku një palë i merr të gjitha e një palë i humbet të gjitha. Është e vërtetë që Rama mbeti kryeministër, që zgjedhjet nuk u shtynë më tej, por është e vërtetë që paketa McAllistër u dyfishua. Unë ua quaj meritë që e pranuan datën e zgjedhjeve në qershor, unë nuk isha dakord për korrikun, pasi njerëzit janë të shpërndarë”, tha Berisha.
Sigal