Berisha: Tre dosjet e bujshme që do të mbyllin dyert e negociatave me BE

614
Sigal

Zvarritja e çështjeve të bujshme si “Tahiri”, “Xhafa”, “Shullazi” kërcënojnë që Shqipërisë t’i mbyllen sërish dyert e hapjes së negociatave me BE-në.

Alarmin e ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale thekson se kjo vjen nga shkrirja e Prokurorisë se Krimeve te Rënda dhe transferime i prokuroreve, sipas tij është antikushtetuese.

Deklarata e plotë:

Kallam Deshtaku me dosjet “Tahiri”, “Xhafa”, “Shullazi” mbyll dyert e hapjes se negociatave me BE!

Te dashur miq, shkrirja e prokurorise se krimeve te renda nga krye krye kreu Edvin Kristaq Rama, largimi me ngritje ne pergjegjesi dhe transferime antikushtetuese i prokuroreve te dosjeve Tahiri, Xhafa e Shullazi, per shkak te te cilave qershorin qe kaloi u shty me 18 muaj shqyrtimi i hapjes se negociatave me Shqiperine, eshte nje goditje fatale per mundesine e hapjes se ketyre negociatave me BE dhjetorin e vitit te ardhshem.

Keto dosje mafioze kriminale mbajten dhe po mbajne peng fatin europian te çdo shqiptari.

Sot, sipas burimeve tejet serioze te vendimmarrjes europiane, zhvillimet e fundit, te pashembullta ne historine e nje vendi te lire, transferimi i tre prokuroreve te ketyre dosjeve dhe ndeshkimi i stalinist i 10 prokuroreve te krimeve te renda, duke perdorur si pretekst nje procedure antiligjore por qartesisht me qellimin e vetem kriminal per tua hequr atyre dhe perjashtuar ata nga dosjet Tahiri, Shullazi e Xhafa, deshmon kapjen koke e kembe te Kallam Deshtakut me keto dosje dhe jep nje goditje fatale te parikthyeshme shanseve te Shqiperise per shqyrtimin e plotesimit te kushteve nga Shqiperia ne dhjetorin e vitit te ardhshem per hapjen e negociatave.

Me kete rast une ju bej thirrje qytetareve, te rinjve shqiptare, mediave te vendit, botes akademike, studenteve, shoqerise civile, te mos pranojme qe interesat kriminale te tre familjeve mafioze kryesore te pushtetit; Rama – Xhafaj – Tahiri dhe bandave te tyre, te bllokojne perseri e mundet pergjithmone te ardhmen tone europiane! sb