Berisha tjetër akuzë për Ballën: Është marrë me prostitucion

540
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ngre tjetër akuzë për deputetin socialist Taulant Balla. Berisha i referohet mesazhit të një qytetari digjital, i cili shprehet se Balla është i përfshirë në trafikimin e vajzave për prostituta. Një gjë e tillë sipas mesazhit denoncues ka ndodhur gjatë kohës kur Balla ka qenë student në Rumani. Mesazhi i plotë: Balla akuzohet përsëri se është marrë edhe me trafik prostitucioni! Të dashur miq, burime diplomatike kanë informuar në momentin e marrjes së Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të skllevërve të seksit. Kurse qytetari digjital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani. Lexoni mesazhin e tij! sb: Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet. Jam një qytetar i thjeshtë (kam familjen në Rumani Bukuresht, edhe kam pasur të bëj me ambasadën shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme. Një punonjëse e ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në ambasadën shqiptare në Rumani, gjatë kohës kur ai ka qenë student në IASI, qytet në Rumaninë verilindore, saqë edhe vetë ish-ambasadori ka ngel i çuditur nga kjo gjë. Bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qenë në universitet në Iasi 1994.