Berisha thotë: Përgjegjësia është e Kryetarit!

429
Tashmë, përditë e më shumë, shtohen kritikat ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, duke i ngarkuar edhe përgjegjësinë e humbjes së 21 qershorit 2015, por edhe mungesën e një opozite të fortë, që është e çoroditur, e ca më shumë, për paralizën që ka kapur forumet e PD në gjithë piramidën e saj. 
Topalli kritikë Bashës: Shpërblen humbësit

Pas 3 javësh, dje u mblodh edhe grupi Parlamentar i PD. Por, duke ndjerë një stuhi kritikash, u vendos që mbledhja të bëhet e mbyllur, e izoluar nga publiku, thua se debati politik për politikëbërjen e opozitës është çështje “familjare” dhe nuk i përket publikut. Deputetët e PD nuk i kursyen kritikat jo vetme për mënyrën si funksionon grupi parlamentar, por edhe PR strukturat. Një prej kritikave me te ashpra është artikuluar nga ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila ka vene ne dukje se ka 3 jave qe grupi parlamentar, nuk po mblidhet, ndërkohe qe degët dhe strukturat kane probleme. Jozefina Topalli, ish kryetarja e Kuvendit, e cila tashmë është një kriticiene e rregullt ndaj kryetarit të PD, e sidomos në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, nuk e humbi edhe rastin e djeshëm, ndaj, e mori fjalën e para dhe fillimisht i është drejtuar kryetarit të PD, Bashës me fjalët: “Po të isha në vendin tënd do afroja të rinj nga kudo e jo nga 2 – 3 biznese apo grupe, kjo nuk quhet hapje por mbyllje partie! Në krye të forumeve drejtuese s’po vihen në bazë të meritave, por po emërohen njerëz pa kritere fare”. Më tej Topalli ka vijuar duke shtruar pyetjen: “Pse shpërblehen e ngjiten ato qe janë humbës, ato që na kanë shitur, ato që akuzohen për korrupsion nga vetë PD, ato qe s’kanë lidhje me PD-në?”. Sipas deputetes Jozefina Topalli, “për rezultatin e zgjedhjeve nuk kanë faj kryetarët e degëve se ato vetëm pak muaj kanë në atë pozicion, por ato nuk duheshin zgjedh fare se nuk kanë kaluar në asnjë filtër. Topalli madje ka akuzuar Bashën se “Parimi, pushteti i votës” është mashtrim, se me këtë parim dalin Mark Frroka kudo. Topalli ka kritikuar ashpër edhe nismën e Kryetarit Lulzim Basha për analizën në strukturat e PD-së për rezultatin negativ të 21 Qershorit: “Analizën e bëjnë 4 vetë me veten e tyre, por situata tregon se s’kanë nxjerrë asnjë mësim! Kjo është shumë e rëndë”. Topalli nuk ka lënë pa anatemuar as procesin e zgjedhjeve në strukturave drejtuese të Forumit Rinor të PD-së. “Emrat e kandidatëve për Forum Rinor janë të paimagjinusheshëm! Ato s’janë zgjedh në bazë të kontributeve, por janë aty pa kriter dhe pa meritë në proceset zgjedhore”. “Prandaj jemi katandis kështu”- ka vijuar më tej Topalli, duke iu sulur kryetarit Basha, duke e pyetur: “Kush i shtyu zgjedhjet një vit e gjysmë? Jemi 6 muaj pas lokaleve dhe bëhen mbledhje si pleniume partie, lidershipi i ri s’ka bërë aq sa duhet e duhet të bënte, nuk bëhet analizë me 4 veta”.
Berisha: Thyeni kodin e frikës, kritikoni

Kryetarin e PD Lulzim Basha e kanë kritikuar edhe më parë, eksponentë të lartë të PD, si Gnec Ruli, Imami, për luftën që bëhet në PD, e ashtuquajtura “Luftë brezash”, si edhe kritikat e ashpra që u bëjnë deputetëve, kryetarët e degëve të PD, të inkurajuar nga heshtja e Lulzim Bashës. Deri dje ish-kryetari i PD, Sali Berisa ka qenë i distancuar, mirëpo dje, për herë të parë, ka reaguar vetëm duke u shprehur se: “Përgjegjësia është e kryetarit”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që partia të jetë më e pranishme në terren e të përpiqet të afrojë njerëz, duke thyer kodin e frikës. Sali Berisha tha se duhet shtuar prania në terren, duhet vrarë frika dhe kjo bëhet, kur qytetarëve u ofrohet mbrojtje. Duke dalë, Berisha u tha gazetarëve se duhet të pyesin kryetarin e PD, për hollësira, dhe të mos e lënë të dalë, nëse nuk i informon, duke dhënë mesazhin e duhur për vetë Lulzim Bashën. 
Sigal