Berisha thirrje shqiptarëve: Armatosuni të gjithë, po na drejton një organizatë kriminale

450
Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten, vatrat dhe pronat e tyre, pasi me qeverinë, organizatë kriminale në krye, nuk ka as rend, as siguri e as qetësi. Gjatë fjalës në Kuvend, duke numëruar bëmat e Shullazit dhe bandës së tij, lidhur ngushtë me qeverinë, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Berisha theksoi se kjo qeveri po e con vendin drejt një konflikti të pashmangshëm. “U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- tha Berisha.
Sigal