Berisha: Tenderin e Parkut Olimpik e fitoi ndërtuesi i kullës së korrupsionit në Korçë

459
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të njës postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me prezantimin e projektit nga kreu i qeverisë Edi Rama për ndërtimin e Parkut Olimpik. Në postimin e tij, Berisha thotë se Edi Rama po rrihte gjoksin sot për ndërtimin e Parkut Olimpik dhe 5 milionë dollarë që ai i dha për këtë qëllim Lindita Nikollës.
“Edi Rama po rrihte gjoksin sot për ndërtimin e Parkut Olimpik e 5 milionë dollarë qe ai i dha për këtë qellim Lindita Nikolles. Këtë afere te re korruptive e denoncova ne dy seanca parlamentare. Keshtu, nga 8 kompani qe morën pjese ne tenderin për Parkun Olimpik, 7 me çmimin me te lire s’kualifikohen dhe tenderin e fiton çmimi me i shtrenjti fare!!! Tenderin e fiton kompania e Carapulit, mikut për koke dhe xhep te Edi Rames.
Kjo ceshtje është dërguar ne Prokurori nga KLSH, dhe ne vend qe Edi Rama te kërkojë ndjese për këtë vjedhje te fondeve publike, sot (tani) po vet-mburret për këtë vjedhje te rradhes. “Çuditërisht” fituesi i tenderit është i njëjti ndërtues qe fitoi/ndërtoi edhe kullën e korrupsionit, kullen falike ne zemër te Korçës duke fye çdo korçar dhe Korçën e bukur. Foto tregon pjese nga kallëzimi penal i KLSH per vjedhjen e Edi Rames”, shkruan Berisha.
Sigal