Berisha: Të hetohet Rama e Tahiri, qeveria e shndërruar në një organizatë kriminale

517
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë lidhjet me krimin që sipas tij kanë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat tha se situata e rendit në vend është në rrezik, ndaj qytetarët sipas tij duhet të ngrihen në protesta paqësore për ta rërzuar këtë qeveri.
“Nofka që i ka vendosur Shullazi është Saje Qorri, nuk e ka mohuar dot këtë se sa herë i përmend SHullazin ai e mbyll gojën dhe nuk flet asnjë presje. Kjo situatë paralajmëron një degradim të rendit dhe të sigurisë. Sot është bërë e zakonshme, patrullat policore thithin kanabis, fenomen që e kishim paralajmëruar. Mbjellja e kanabisit do të nxisë përdorimin shkatërrimtar për shqiptarët të kësaj droge. I ka kushtuar Jemenit një rrënim të vërtetë kombëtar. Në disa qytete është përdorur hashishi me llullë, dhe tani që kanabisi ka dalë tek policia dhe shuajnë dëshpërimin policët me kanabis, rend më në Shqipëri nuk mund të ketë. Sot më shumë se kurrë të marrim përgjegjësitë tona, të shpëtojmë vendin me një revolucion paqësor, nga kjo organizatë kriminale që quhet qeveri, e shndërruar në të tillë nga Edi Rama dhe lidhjet e tij të krimit. Të bëjmë gjithcka për të dalë sa më shpejt nga ky spiral shkatërrimtar. Të ngrihemi, dhe me revolucion demokratik t’i largojmë një sahat e më parë.”, u shpreh Berisha. 
Berisha tha se kjo është qeveri e vjedhjes duke ju referuar tenderëve të shumtë që sipas tij, kryeministri Rama i jep për miqtë e tij.
“Me tenderët po bëhet kërdia. Do t’i lutesha shumë shtëpive botuese të përkthejnë librin e Sara Chayes, hajdutët e shtetit. Ky libër është dëshmi e një zonje shumë të aftë, të guximshme, e një luftëtareje, heroinë e vërtetë në luftën kundër korrupsionit në shkallë botërore. Ajo përshkruan Afganistan, absolutisht aty gjeni Edi Ramën, Olsin, Beqjna, i gjeni që të gjithë me çizme, vetëm se ai atje quhet Hamid, këtu quhet Edi Rama. Vetëm vjedhjet e natës së vitit të ri ishin të turpshme. 600 mijë euro për tre tavolina të rrumbullakëta, që ka rrezik dhe pronari s’i ka marrë lekët fare. Të gjitha tenderët shkojnë tek klientela, sepse ndahen para”, – tha Berisha.
Sigal