Berisha takon zyrtarin e DASH

513
Sigal


Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me Johnathan Moore, zëvendës kryesor i ndihmës sekretarit të DASH. Lajmi është publikuar nga vet ish-kryeministri në Facebook. “Me ambasadorin Moore, që më parë ka drejtuar drejtorinë për Europen Juglindore në Departamentin e Shtetit dhe ka vizituar disa here Shqipërinë patëm një diskutim të zgjeruar dhe shkëmbim të hapur të pikëpamjeve për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri”,- shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook

“Takim me ambasadorin Johnathan Moore, zevendes kryesor i ndihmes sekretarit te DASH, zyra e çeshtjeve te organizatave nderkombetare!

Te dashur miq, une pata nje takim me ambasadorin Johnathan Moore, zevendes kryesor i ndihmes sekretarit te DASH, Zyra e Çeshtjeve te Organizatave Nderkombetare.

Me ambasadorin Moore, qe me pare ka drejtuar drejtorine per Europen Juglindore ne Departamentin e Shtetit dhe ka vizituar disa here Shqiperine patem nje diskutim te zgjeruar dhe shkembim te hapur te pikpamjeve per gjendjen dhe zhvillimet ne Shqiperi. sb”.