Berisha: Tahiri e Didi mbrojnë kriminelët për llogari të Ramës

485
Sigal

TIRANE –  Ish-kryeministri Sali Berisha mban një konferencë me gazetarët në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, ku ka hedhur akuza për një shtet policor që sipas tij vepron kundër qytetarëve të pafajshëm. Deputeti demokrat iu referua rastit të Enver Bashës, personit që ndihmoi në neutralizimin e Konstandin Xhuvanit pas vrasjes së 4-fishtë në Tiranë. Sipas Berishës, dhunimi i të riut disa ditë më parë është bërë për shkak të fakteve që ai zbuloi në skenën e krimit.

 “E kam denoncuar në parlament qëndrimin e policisë ndaj Enver Bashës. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit (duke treguar foton e Enver Bashës me fytyrën e dëmtuar ). Enver Basha dëshmitari kyç në vrasjen e 4-fishtë që pasi la punën në piceri dhe po shkonte në 4 të mëngjesit në shtëpi ra në një skenë tragjike sic ishte vrasja e 4 personave. Ndaloi dhe qëndroi aty. Ai konstatoi se trupin e Arbër Demirajt e morën dhe e plasën në një anë të rrugës dhe nuk e transportuan për në spital. Në prani të tij polici i tha “ik, zhduku” Xhuvanit. Dhe Xhuvani ja mbathi jo vetëm, i shoqëruar si pas mediave, nga djali i një deputeteje apo deputeti, të Arta Dades që janë anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”. Ishin apo nuk ishin këtë duhet ta faktojë prokuroria. Pasi Konstandini ja mbathi me vrap, Enver Basha me motor i ndjek dhe i parakalon, i rrëmeben revolverin nga dora Konstandinit i cili i premton se do ta veshë me florinj e kaq dhe aq me miliona euro. I vuri së bashku me të hekurat dhe i futi në makinë. Enver Basha pa se me revolverin që Konstandini kishte ekzekutuar 4 të rinjtë ja hodhën pranë trupit të pajetë të Demirajt. Policia ra në kontakt me të dhe i tha “çfarë të lidh me Berishën”. Pasi i morën dëshminë i thanë se do shërblehesh, ditën tjetër i thanë s’ke asnjë shpërblim qërohu. Enver Basha konstatoi se e ndiqnin nga mbrapa persona të ndryshëm. Rojen e klubit e vetëvarin, dëshmitari tjetër ishte Enver Basha dhe u zhduk me çdo kush që Konstadini i partisë të dilte i larë”, tha Berisha.