Berisha: Shqipëria merr goditjen politike me të rëndë në historinë e saj 30 vjeçare!

453
Sigal

Nga Sali Berisha/

Samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!

Edvin Mafia i mbylli dyert e BE për Shqipërinë!

Miq, një vendim ogurzi u mor sot për Shqipërinë në Bruksel. Vjet u caktua si datë e mundshme për hapjen e negociatave fundi i ketij viti në rast se plotësoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!
Gjatë këtyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafisë nuk plotësoi asnjërin nga 7 kushtet. Përkundrazi pati përkeqësime të mëdha që detyruan Bundestagun të shtojë nga 7 në 9, de fakto 10 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Kjo detyroi disa vende të BE të refuzojnë në mënyrë kategorike hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por Shqipëria me Edvin Mafinë nuk mori asnjë datë tjetër sado të largët për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së tyre!

Kjo është dhurata e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij për shqiptarët.

Kjo është de facto mbyllje e dyerve të Europës për Shqiperinë dhe goditja më fatale e vendit tonë në 30 vitet e fundit! sb