Berisha shpërthen nga çadra e PD: Soros të shpallet ‘non grata’, SHBA të hetojë monstrën e korrupsionit

477
Ish- kryeministri Sali Berisha ka thënë se drafti i reformës në drejtësi është hartuar nga ekspertë të miliarderit George Soros të cilin e quajti si kryemafioz të planetit. Duke folur nga “Çadra e Lirisë” Berisha tha se opozita është përjashtuar nga reforma në drejtësi. Gjithashtu Berisha kërkoi që George Soros të shpallet person “non grata” në Shqipëri.

“Një e vërtetë e madhe po del sot si drita e diellit. Në vitin 2014 presidenti Nishani thirri forcat politike për të bërë reformën ne drejtësi, ai i thirri për të inkurajuar, pasi reformën do ta bënin forcat politike. Çfarë ndodhi? Menjëherë reformën e mori Rama në dorë duke përjashtuar opozitën. Ai tha do e bëjmë ne. Në krah të Ramës u reshtuan edhe guvernatorja edhe ambasadorja, por edhe pak Doanld Lu. I them se me deklarata të tilla ti destabilizon Shqipërinë. Drafti i reformës bëhet me ekspertë të Geroge Soros. Draftin e bënë siç e deshën. “Venecia” e përmbysi. Ne kërkuam që ta bënim bashkë ata thanë ta bëjmë vetë. A mundet ne qe të pranojmë një drejtësi në dorë të Ramës se do Goerge Soros? Ju them se po shtyni Shqipërinë drejt destabilizimit. Të rikthehet konsensusi dhe të vijë qeveria teknike për drejtësi që meritojnë shqiptarët. Reformën jo të projektuar në zyrat e kryemafiozit të planetit Geroge Soros. Do qëndrojmë në të drejtën tonë dhe të shqiptarëve”- tha Berisha.

Berisha ka sulmuar ashpër George Soros duke e quajtur madje monstër të korrupsionit e krimit. Ai i bëri thirrje kongresit amerikan dhe senatit të hetojnë Soros dhe ta ndalojnë. Madje Berisha pati edhe një mesazh për BE. “Po i bëj thirrje kongresit amerikan të hetojë me përgjegjësinë më të madhe, të kryekorruptuarin Xhorxh Soros. I bëj thirrje senatit amerikan, kongresit amerikan që të ndalojë këtë monstyër që favorizon krimet, bandat. I bëj thirrje BE të ndërpresë tentakulat e tij në KE. Ai meriton ‘non grata’ kudo”, deklaroi Berisha. Më tej Berisha ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm të sapozgjedhur, Fatmir Xhafaj, duke iu bërë një pyetje shqiptarëve. “Një pyetje miqësore për të gjithë shqiptarët. Kemi kaluar 26 vite nga diktatura dhe këtë pyetje ua bëj pavarësisht nga bindjet: A meritoni ju ministra, xhelatë të diktaturës. Unë kam bindje sot se përveç zonjës së zezë, shqiptar që të votojë me zemër për të pasur xhelat të diktaturës nuk ka. Këtë po bën Enver Hoxha, më falni Edi Rama që ka at shpirtëror Enver Hoxhën”, tha Berisha.
Sigal