Berisha: Rrini pafundësisht në kohën time, Ruçi: Nuk rri dot pa mikrofon

418
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalë të gjatë në Kuvendin e Shqiëprisë, ku siç ka ndodhur vazhdimisht edhe në seanca të tjera, nuk respektoi rregulloren sa i përket minutazhit. Edhe pse nuk e përmendi në fjalën e tij, çka i jep të drejtën deputetit për të repelikuar për procedurë, socialisti Erjon Braçe u ngrit i revoltuar në foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur të gjithë lumit të akuzave që Berisha ngriti ndaj qeverisë.
Nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho: Po nuk jua përmendi emrin
Pavarësisht fjalës së gjatë e cila tejkaloi me 20 minuta kohën në dispozicion të tij, Berisha nuk ngurroi të flasë edhe nga vendi, ku tha se socialistët jetojnë akoma në “kohën e tij”, duke ju referuar pushtetit që pati si kryeministër deri para vitit 2013.
Berisha: Nuk kam asnjë kundërshtim t’i jepet fjala cilitdo të më përgjigjet mua, por ju po bëni një gafë të tmerrshme. Ju tregoni se jeni të gjithë në kohën time, vazhdoni të jetoni në kohën tuaj. Kryetari juaj pasi thotë tre herë kryeministri për mua, kujtohet e thotë ish-kryeministri. Ky del këtu të më përgjigjet sikur unë jam kryeministri. Unë nderohem se problemi është i juaji. Rrini sa të doni në kohën time, ajo është e pafundme.
Në këtë debat ka ndërhyrë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili tha se mazhoranca ka të drejtë t’i përgjigjet akuzave që Berisha adresoi, pasi ishte ish-kryeministri i cili mori kohën e kolegëve të tjerë duke folur plot 30 minuta e 30 sekonda.
Ruci: Nuk është e vërtetë zoti Berisha, e kundërta është e vërtetë. Ju akoma po jetoni në parajsën e humorit, se nuk mund të rrini dot pa pushtetin e mikrofonit duke shkelur procedurat fiks 30 minuta e 30 sekonda, pra 20 minuta më shumë. Ti po përjeton me dhimbje të madhe se nuk mund të rrish dot me kohë të pakufizuar siç ke bërë 4 vjet në këtë sallë. Ato minuta që i ke marrë kohën duke hedhur një lumë akuzash për mazhorancën në pushtet nuk paska të drejtë të të kthejë përgjigje? Ka mazhorancë këtu ai është nënkryetar i grupit. (duke ju referuar deputetit Erjon Braçe.
Në këtë mënyrë Ruçi i hapi rrugë fjalës së nënkryetarit Braçe, i cili tha se do të vijojë të flasë derisa të gjithë ata që abuzuan në 8 vite qeverisje të djathtë, sipas tij, të vihen para drejtësisë.
Braçe: Unë nuk e kam kompleks të flas për ju dhe të debatoj me ju dhe kur e bëj këtë nuk e kam fare me ju, e kam me gjithë qeverinë që kam mbrapa. Në 8 vite në këtë vend është abuzuar deri në krim, me paratë publike, me jetën e qytetarëve. Asnjë nga ata që kanë abuzuar në 8 vite nuk kanë dalë para drejtësisë mua këto do më kesh duke folur për ditë për kohën tënde. Më quaj si të duash nuk më komplekson në asnjë sekondë. Këtu jam për qeverinë time.
Berisha: Ndjehem i nderuar kur shoh që nga i pari tek i fundit jetoni në kohën e Berishës. Në këtë kontekst, parafolësi akuzave të mia konkrete me dokumente, fakte, ju përgjigj me shpifje trillime pa hedhur poshtë asnjë prej tyre. Unë fola për tenderë të shpallura sekret për prapanicat e qeveritarëve dhe ministrave, çfarë sekreti more përbën vetura e ministrit? Kjo është fyerje dhe turp për një vend. Unë prisja një reagim tjetër. Por ju jetoni në kohën time, vazhdoni. 
Sigal