Berisha reagon për ngjarjen në Velipojë: Muaj skandaloz për turizmin shqiptar

183
Ish- kryeministri Sali Berisha reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Velipojë, ku pas shpërthimit të një çisterne gazi në një resort turistik disa persona mbetën të plagosur.
Berisha e cilëson si një muaj skandaloz atë që ka ndodhur me turizmin në Shqipëri, ku u mbytën sëpaku 15 turistë.
Turizmi skandaloz ne shtetin e Norieges!
Nje shperthim i fuqishem i nje cisterne gazi dhe nje zjarr i madh ne nje hotel turistik, tronditi sot mijra e mijra pushues ne Velipoje.
Nga ky shperthim qe mund te merrte shume jete, por duket se çisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjen rende tre qytetare, te cileve nga zemra ju urojme sherim te shpejte.
Por mund te thuhet se ky ishte nje muaj skandaloz per turizmin shqiptar.
Vetem ne ujerat e plazheve te vendit jane mbytur 15 turiste, dy here me shume se ne te gjitha plazhet e Europes te marra se bashku, dhjetra turiste te tjere humben jeten apo u plagosen ne trafikun jashte kontrolli te rrugeve te vendit.
Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzes 15 vjeçare ruse dhe shperthimi i ujerave te zeza ne Ksamil (per shkak te BE thote kryetarja siçiliste e bashkise se Sarandes), derguan lajme skandaloze ne mbare boten.
Po te shtojme ketu sherbimet skandaloze dhe cmimet marramendese te pakontrollura, mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, te gjitha keto perbejne nje bilanc skandaloz te turizmit te nje vendi pa zot dhe turpin e kesaj qeverie qe noton ne korrupsion.