Berisha-Ramës: Ti e largove Balilin nga Shqipëria. Dorëzo pajisjen e përgjimit

454
Ish-kryeministri Berisha tha se Rama e ka zhytur Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një vend të neveritshëm, qesharak dhe të rrezikshëm. Sipas tij, këtu kalohet nga skandali nga skandal dhe që skandali heroizohet. “Balili u shpall Eskobari Ballkanit. Çfarë ndodhi? Meqë policia greke dhe DEA njoftuan se kishin bërë hetim, vetë kreu i Balilit Kryebalili u tha shqiptarëve se Policia e Shtetit ka hetuar prej muajsh Eskobarin. Kryebalili e la Balilin që t’ia mbathte ashtu siç ia mbathi Arben Frroku. Të dhënat me thuan mua Rama ka darkuar në Butrin me Tore Balilin, vëllain e Klementit. Balilin e përcolle ti me Saje qorrin jashtë shtetit. Ky është çimkë, që më ka përgjuar mua në zyrën time.
Ai përgjim më nderoi mua. Burri që merret me përgjimin ë kundërshtarit, nuk është burrë. Ti ke përgjuar Presidentin e Republikës, kreun e opozitës e gjithçka tjetër që të ka thënë mendja jote e sëmurë. Unë të them që të dorëzosh pajisjen e mos bëj sherre të kota. Dorëzo pajisjen! Ato kanë hyrë në Shqipëri në qeverisjen e Fatos Nanos, në qeverisjen e Berishës, por duke zbatuar rregullat. Ato përdoren vetëm me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Berisha.
Sigal