Berisha – Ramës: Mos zemëro demokratët se ta tregojnë vrimën e miut

47
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në fb rrethimin e selisë së Partisë Demokratike nga forcat e policisë, pas protestës së ish-të përndjekurve politikë.
Sipas tij, Rama kërcënoi e përdori forcë banditeske shtetërore ndaj opozitës shqiptare dhe partisë së saj kryesore.
Apeli i Berishës për Kryeministrin është i qartë, ndërsa nuk mungon dhe thirrja ndaj qytetarëve për protesta.
“Është ky rasti ti themi sot kryemafiozit Rama se demokratët, as ti as eterit e tu biologjik e politik dhe as vrasësit e tu me dhe pa uniformë nuk mundet kurrë ti trembin, ti themi se mos i provoko dhe zemëro demokratët se siç të kanë treguar njëherë vrimen e miut ata janë gati të ta tregojnë përsëri, sa herë qe ti të mendosh se mund ti kërcënosh”.