Berisha-Ramës: Çadra e lirisë do të japë vendin që meriton. Nuk ke ku fshihesh

397
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ‘çadra e lirisë’ do ta largojë Edi Ramën nga zyra e tij.

Ai ka deklaruara se në vitin 1991, Ramiz Aliaj iku tek tunelet në Zall Herr, por Rama nuk ka ku fshihet më.

“Ju këtu, të vendosur për këtë betejë vendimtare, për zemrën e shqiptarëve, votën e lirë.

Të hënën që kaloi, unioni demokratik, që ka shtatmadhorinë e vet në këtë çadër, shtabin e vet në këtë çadër, njohu një zhvillim të madh: Filloi mosbindjen civile!

Dua t’ju kujtoj një moment: Më 20 shkurt 1991, është evakuuar Ramiz Alia bashkë me familjen e tij dhe është dërguar në Zall Herr.

Tani Edi Rama nuk ka Zall Herr për ty. As në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj se kjo çadër do të largojë ty nga ajo zyrë, do të të japë vendin që meriton.

Mos mendo që do të çojë Mimi autoblindat, se nuk do të jetë as ajo aty ku është!”, u shpreh Berisha në fjalën e tij në ‘çadrën e lirisë’.
Sigal