Berisha: “Rama të dalë vetë nga gropa që futi KQZ-në”

488
Sigal

Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai paraqiti dje në Vlorë kujtimet e vegjëlisë. Ndërsa ka inauguruar rindërtimin e segmentit Fier-Levan, kryeministri Berisha premtoi më shumë investime të huaja gjatë 4 viteve të ardhshme.“Dje kryetari i PS-së në shabllonin e mëparshëm iu paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë, e paraqiti veten fëmijë në plazh, po qëllimi që e bëri ishte djallëzor, sepse ai s`kishte qëllim tjetër veç të shkuljes së veshit. Edhe dje ftoi një qytetar që i kërkonte ti shkulte veshin por ai nuk shkoi, se e kuptoi që ishte qëllim politik. Ne nuk do merremi me kujtimet e vegjëlisë, por me shkolla, rrugë, me rritje rrogash e pensionesh. Ne do merremi me modernizimin e këtij vendi, shtrirjen e teknologjisë së lartë në çdo qelizë.” tha Berisha. Duke e quajtur fajtor Ramën për situatën në KQZ, Berisha theksoi se ai duhet ta zgjidhë vetë këtë situatë. “Ai është në autobus. Pavarësisht se ecën në rrugë është në autobus. I them t’i lërë sharjet, të lësh dëshpërimin; se është i dëshpëruar shumë. Pse hyrë në garë atëherë?! T’i i kishe në arkivin tënd humbjet më të mëdha. Bën pazar me Jani Janin, e terrorizoi, qytetarin nga minoriteti. Tani thotë të rikompozojmë KQZ-në, po kush i hoqi anëtarët e KQZ-së? Vetë i hoqe, vetë re në gropë çohu, dil ose mos dil”, tha Berisha. Kreu i Qeverisë theksoi se Partia Demokratike kërkon votën e shqiptarëve jo për këto që ka bërë, por për projektet e 4 viteve që vijnë që sipas tij do të jenë projektet më të mëdha në historinë e kombit shqiptar. Kreu i Qeverisë premtoi gjithashtu se brenda një viti të mandatit të ardhshëm do të bëhet i mundur marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

“Vlorën se izolova unë, por Rama me bllokimin e 3 ligjeve”

Lidershipi i mazhorancës, Sali Berisha, dje pasdite ka prezantuar kandidatët e PD-së për Qarkun e Vlorës, duke e përqendruar të gjithë fjalimin e tij në kundërpërgjigje në distancë ndaj akuzave që Rama lëshoi të shtunën në drejtim të tij. “Zoti Rama ofendoi shqiptarët dhe vlonjatët kur në dokumentarin e kujtimeve të vegjëlisë, shfaqi agjentë të fuqive armike në portin e saj. Mos lëndo historinë e Vlorës, ajo krenohet pikërisht me luftën e saj. Erdhe këtu dhe shpalle izolimin në të cilin Sali Berisha e paska zhytur Vlorën. Vlora kryeqendër e historisë, anëtare e NATO-s, lëviz pa viza, Vlora qenka e izoluar apo ti që bllokove tre ligje për marrjen e statusit. 10 ditë më parë bënte thirrje që të vinte Selam Musai, ai do vijë me benz se rruga do ndërtohet. Jemi forcë politike serioze, bëjmë gjithçka për të mbajtur fjalën tonë. Krijuam Shqipërinë me taksat më të ulëta në Europë dhe e bëmë. Do ndërmarrim çdo reformë që të liberalizohen vizat dhe me SHBA-në” tha Kryeministri. Ndërsa ka sulmuar alternativën e majtë, Kryeministri u tha qytetarëve të Vlorës se për ta kuptuar atë duhet lexuar modeli i Koço Kokëdhimës, simboli i spekulimeve.“Çfarë premton  alternativa tjetër? Rritje të taksave, biznesmenë  të vegjël të Vlorës dhe Shqipërisë, kontrolloni taksat në mbarë botën, nëse gjeni një vend me 1.5 taksë xhiroje hajdeni dhe më thoni dhe do marr të gjitha masat që të keni taksat më të ulëta. Rama mashtron. Kur ishte kryetar bashkie i 2 dhe 3-fishoi. Alternativa e Ramës, për ta kuptuar ju bëj thirrje lexoni për Kokëdhimën. Çfarë është Kokëdhima, është simboli, ikona e spekulimit mbi tokë. E nisi me Hajdin Sejdinë, me fajdet, përfundoi në menaxherin de facto të Bashkisë së Tiranës për 11 vite. Pse zoti Rama në dokumentarin për kujtimet e vegjëlisë nuk vendose asgjë nga kujtimet e Bashkisë, si vendosje dot se modeli që vendose në bashki për 11 vite ishte modeli i drejtuar nga Kokëdhima që fitonte 80% të tenderave. Ecën me një platforme akuzash, mohimi”- u shpreh Berisha.

QARKU VLORE
1. ASTRIT PATOZI
2. ARBEN RISTANI
3. LILJANA ELMAZI
4. ARDIAN KOLLOZI
5. LEONARD SINANI
6. YLLI PIRRO
7. VASIL KOÇIAJ
8. H. SHARRA

 

 

 

Sokol Olldashi: “Modeli i Ramës është të punojë për vete dhe miqtë e tij, jo për qytetarët”

Mes sulmeve të marra të Edi Ramës për lumenjtë dhe absurditeteve të tjera të thëna natën e kaluar në një shesh të Fierit thuajse të zbrazur, ai tha diçka që të gjithë qytetarët nuk duhet ta harrojnë. Rama tha se ne nuk kërkojmë t’i ulim taksat për një grusht miliarderësh. Kjo siç duket, ngaqë Koço Kokëdhima asnjëherë nuk i ka paguar të gjitha taksat. Përveçse ai ka fituar më shumë se 20 milion dollarë tendera nga lekët e taksapaguesve; Koço i detyrohet qytetit të Tiranës 1.2 milion dollarë. Ky është modeli i Ramës, të punojë për vete dhe miqtë e tij, jo për qytetarët. Partia Demokratike ka një tjetër qasje, të punojë në interes të qytetarëve. Është një ndryshim që qytetarët e Fierit mund ta prekin, ndryshe nga akuzat boshe të Ramës. Ne kemi shtruar rrugë në Fier, rrugë si Levan-Damës, Levan – Vlorë, Fier-Lushnjë, Unaza e Myzeqesë dhe kemi rikonstruktuar rrugë si Fier-Cakran dhe mbaruam së rikonstruktuari rrugën Fier-Levan. Ne kemi investuar në ndërtimin dhe rikonstruktimin e 49 shkollave. Ne kemi ndërtuar qendra shëndetësore dhe ambulanca si ato në fshatin Rerës të Bashkisë Patos ose në fshatin Hysgjokaj të komunës Hysgjokaj dhe kemi rindërtuar të tjera si ajo në fshatin Tërbuf të komunës Tërbuf. Ne kemi mundësuar subvencione për t’i ardhur në ndihmë 3.486 fermave. Kemi ndihmuar fermerët me sistemin ujitës, ngritjen e serave dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Ne kemi investuar në rihapjen e Muzeut Arkeologjik në Apolloni. Për shkak të taksës së sheshtë 10%, e cila sulmohet gjithmonë nga Rama, vetëm në qarkun e Fierit janë hapur 3.658 biznese të reja. Ne kemi ende shumë për të bërë, dhe do t’i bëjmë së bashku, sepse ne jemi të fokusuar në veprime konkrete dhe jo në akuza absurde.
Përpara!