Berisha: Rama s’flet për vilën 200 mijë euro të Veliajt, se nuk e lë vila e Surrelit

454
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hetim të plotë dhe transparencë të pasurisë së kryeministrit Rama për të cilin ka lëshuar akuza të shumta për mënyrën se si ka ndërtuar vilën në Surrel dhe kandidatit për bashkinë e Tiranës, Veliaj, që nuk ka thënë asgjë për vilën 200 mijë euro. 
Sigal

Gjatë fjalës në seancën e sotme plenare, Berisha ka kërkuar nga Rama të japë sqarime për pasurinë e tij, por ka shtuar se kjo do t’i nënshtrohet edhe një hetimi të plotë. ‘Në krye të kiriminalzimit qëndron mbajtësi i pushtetit ekzekutiv, unë do të jem shumë i hapur, nëse merremi me gjurmët e jo me ujkun, një delinkuent nuk meriton të jetë në kuvend por më i lig se ai është ai tjetri që ka ndërtuar pallatin 5 katësh, 900 metër katrorë pa asnjë faturë tatimore, doganore, sikur të ishte një plep dhe jo pallat në zemër të Tiranës”- tha Berisha.

Sipas Berishës nga njeriu që kishte deklaruar se kishte vetëm 3 mijë euro, si na u bë vila e teknologjisë më të fundit, po pallati pa asnjë faturë i bashkëshortes së kryetarit tuaj. “A keni ndërgjegje ju, ca shtet po bën po arrestoni fukarenj, po shko e prish po deshe në Durrës, si shtrihet 200 m në det pista e Gjushit, gjej vilat e Surrelit, me vendim për prishje e që si prek dot njeriu, ca ligji po bën”.

Ai ka akuzuar edhe Veliajn për pasurimin dhe vilën e ndërtuar. “Jeni dëshmitarë se me cfarë gjuhe u vërsul Veliaj kur unë i thashë për vilën e së shoqes, po tani që i dolën dokumentet me firmën e velicës, kjo përdoret në popullore, ka fol ndonjëherë ai këto ditë për vilën 200 mijë euro, po a ka fol ky, nuk flet se nuk e lë vila e Surrelit për vilën e tij, nuk flet dot, se ia mbyll gojën ai. Nuk kam asgjë pse ka vilë, po të tregojë me se e bëri, njëherë tha me Kurbanin, tani na thotë kam marrë kredi e dokrra, kurse ai nuk flet fare, a kemi standarde apo jo, kriminaliteti është ky në radhë të parë. Të shtrinë hetimet në interesin e popullit”- tha Berisha.