Berisha: Rama rilindi eksodin masiv Shqiptarët sot renditen pas sirianëve

419
sh kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot sërish qeverinë për numrin e lartë të shqiptarëve që janë larguar nga vendi. Në një bashkëbisedim me gazetarët, si rrallë herë Berisha është parë me letër përpara duke lexuar. Berisha tha se qeveria ‘Rama’ ia doli të rilindë eksodin masiv, një fatkeqësi e madhe kombëtare.
Sipas tij eksodi masiv në këto kohë është si pasojë e varfërisë që ka pllakosur vendin. “Shqiptarët sot renditen pas shtetasve sirianë, në kërkesën për azil në vendet e BE-së. Rama flet vetëm për burg e vjedhje, ndërsa mungon shpresa që duhet t’u japë shqiptarëve”, deklaroi Berisha. 
“Në mediat sociale dhe në Parlament unë kam paralajmëruar se masat shtrënguese të qeverisë, në mënyrë ose në një tjetër po detyronin shqiptarët të largohen nga vendi. Qeveria e Edi Ramës ja doli në 18 muaj të rilindë eksodet, një fatkeqësie e madhe kombëtare. Në vitet 90­-91 shqiptarët njohën eksodet më të mëdha të historisë. Në çdo 4 banorë njëri u largua. Shkaku ishte mjerimi ekstrem, sepse në vitin 1992 kishim 204 dollarë për frymë. Papunësia në nivele 80%, ndaj edhe shqiptarët u drejtuan deteve për tu larguar. Sot Shqipëria është nivelin e vendeve me të ardhura të mesme. Me të ardhura për frymë më të mëdha se në vitin 1992. Pas heqjes së vizave, statistikat tregojnë se ne renditeshim të fundit në rajon për kërkesa për azil në vendet e Shengenit. Statistikat greke tregojnë se shumë më tepër shqiptarë u kthyen se sa ikën. Në vitin 2015 ka një rikthim të frikshëm, të fuqishëm të eksodeve në Shqipëri. Renditemi pas sirianëve në listën e azilkërkuesve. Mijëra shqiptarë po ikin nga Shqipëria”, vijoi më tej Berisha. 
Sipas tij ky udhëtim nuk bën asgjë më shumë përveçse shton dramën e tyre sociale dhe rrezikon regjimin e vizave. “U bëj thirrje qyetarëve shqiptarë, duke mrëkuptuar plotësisht dhimbjet dhe vuajtjet e tyre, të mos largohen nga Shqipëria. Shanset e tyre për të fituar azil politik janë inekzistente. Me largimin nga Shqipëria jo vetëm sa i shtoni një traumë të re gjendjes suaj, por lehtësoni përkohësisht këtë qeveri që nuk meriton asnjë lehtësim. Por me këtë largim dhe kërkesë për azil politik ju vini në rrezik serioz lirinë e lëvizjes së lirë. Ndaj ju ftoj të qëndroni për të larguar sëbashku Edi Ramën”.
Berisha: Zyratët iu thonë qytetarëve ikni në Gjermani
Ish kryeministri ka bërë akuza të drejtpërdrejta dhe për disa kryetar komunash në këto zona ku ka pasur largime. “Në komuna dhe në zona të ndryshme janë zyratë që iu thonë qytetarëve ikni në Gjermani. Heshtja e bën përgjegjës edhe Ramën. Fakti që erdhi eurodeputeti dhe shkoi në Vlorë, dëhsmon se Edi Rama ishte i detyryar ta bënte këtë denoncim. Ky është një katastrofë. Reagimi ishte i vonë, për të mos thënë që masat e tij janë nxitëse”, deklaroi Berisha. 
Sigal