Berisha: Rama ngriti skenarin e DIA për të luftuar Ilir Metën

446
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmë në një intervistë te Neës 24, pranoi për herë të parë, se skandali I DIA me CEZ u përdor nga kryeministri Edi Rama, për të sulmuar Ilir Metës dhe u përdor për luftën brenda maxhorancës. Berisha pohoi se Rama nënshkruajti me CEZ marrëveshjen për pazaret e vetos të Çekisë. Ish- kryetari I PD, Berisha pranoi se PD humbi në 21 qershor, dhe se kryetari I PD, Lulzim Basha ka përgjegjësinë e vet. Gjithashtu, Berisha pranoi që në PD ka një përplasje midis grupit të të rinjve dhe grupit të ish-ministrave. 
Berisha: DIA skenar i Ramës për të luftuar Metën

Berisha i pyetur se kush e përdori skandalin e DIA u përgjigj: Ne nuk e mbrojtëm Metën, as nuk e akuzuam. Rama e përdori atë çështje për luftë të brendshme. Kjo ishte e dukshme. Opozita nuk mund të heshtte para një çështje të tillë, ku janë 135 milionë. Rama firmosi duke e kaluar nga pala shqiptare çështjen DIA. Nuk jam për flirte, për me asnjë. 

Berisha: Marrëveshja Gjiknuri-CEZ është kulisë e pazareve të Ramës

Berisha edhe një herë marrëveshjen Gjiknuri-CEZ në dëm të interesave të popullit shqiptar e cilësoi si një marrëveshje që u bë në kulisa nga Rama për të pararepsur për heqjen e vetos të palës çeke për statusin e Shqipërisë, si vend kandidat në BE. Berisha: “Kam ndërmend të insistoj në të gjitha institucionet ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj. Një marrëveshje në kulisa. Nxori kokën dhe Kopac tha se vetëm pas gjysmë ore pasi u firmos në zyrën time marrëveshja, qeveria çeke hoqi veton. Unë kam thënë se po bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve. Këtë e faktoi ky zotëri. Ti je një funksionar i BE-së pa asnjë lloj tagri për të ndërmjetësuar. Marrëveshje në kulisa që i kushton çdo shqiptari 1200 euro. Unë nuk besoj në vendosmërinë e këtyre të mazhorancës, por di se dëmet e CEZ shkojnë në të paktën 3.2 mld euro. Po të bënte një kontroll KLD do të flasë për aferën, por kjo s’mund të kapërdihet kurrë. CEZ-i i kërkoi qeverisë time zgjidhje me pajtim, gjë që e refuzuam. Avokati ynë ka një dokument ku thuhet se çështja është e fitueshme. Por për shkak të marrëveshjes me kulisa para zyrës së Kopac, qeveria e Ramës fshehu raportin e BDO-së. Në nëntor 2013 BDO iu dorëzoi raportin paraprak. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme.

Berisha: Meta ka kurajo për hetim ndërkombëtar, por vetëm Rama kundërshton

Berisha pohoi dje se ai dhe Meta kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për marrëveshjen Gjiknuri-CEZ, por është vetëm Rama që kundërshton. Berisha tha se qeveria e tij nuk kishte pranuar kompromisin e CEZ, që çështja të zgjidhej me pajtim, mirëpo Rama nënshtruajti marrëveshjen që rëndon 1.200 euro secilin shqiptar, vetëm për pazarine vetos çeke ndaj Shqipërisë. Ka kurajo Meta të votojë për hetim ndërkombëtar. Besoj se do i qëndrojë fjalës së tij. Ka vetëm një njeri që e kundërshton në mënyrë flagrante. Dhe ai është Edi Rama. E pengon krimi i shëmtuar që ka bërë, që ka firmosur në kulisa.
Berisha: Kryetari Basha ka përgjegjësi për humbjen në 21 qershor
Ish-kryeministri Berisha, edhe pse tha se nuk kishte zgjedhje të lira e të ndershme në 21 qershor, se krimi bleu votat e shqiptarëve, pranoi që PD humbi zgjedhjet dhe se kryetari i PD, Lulzim Basha ka përgjgjësinë politike të humbjes, sepse ai ishte në krye të fushatës elektorale. Ndaj, tani, Berisha tha se duhet një analizë e thellë në PD. Berisha pranoi se në PD ka një përplasje midis grupit të të rinjve dhe grupit të ish-ministrave të qëeverive të tij. Berisha konkretisht tha: “Kjo është një faturë. Mirë apo keq është kryetari (Basha) ai që e mban përgjegjësinë. Është e vështirë opozita, presionet janë shumë të mëdha. Kryetari dëgjon me durim.”.

Berisha: Rama e burgosi Ballist Morinën me porosi të serbëve

Ish-kryeministri Berisha e akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, se e burgosi Ballist Morinën me porosi të serbëve, sepse, siç pohoi Berisha, Ballist Morina është shqiptari më i kërcënuar nga serbët, ndaj atij I duhet të mbrohet. Pohimi I Berishës: Qeveria i bëri atij akuzën më të rëndë, sipas qeverisë ai ishte përgatitur për atentat ndaj Vuçiç. E paraqiti një Gavrilo Princip të shekullit ku jetojmë dhe kjo ishte e rëndë. Kur shkon në Gjykatë Ballist Morina dhe Gjykata e mban në burg për armëmbajtje pa leje. Nëse ka shqiptar sot që duhet të jetë i mbrojtur, ai është Ballist Morina. Jeni ju, mediat shqiptare e mediat serbe që më 14 tetor 2014 kanë njoftuar se një milioner serb ka dhënë 1 mln dollarë për vrasjen e autorit të dronit. Ky zotëri erdhi për të ndjekur ndeshjen. I montuan çdo gjë. Gjithçka që kanë bërë për ta arrestuar është një kurth, një montim i policisë. Ju keni gazetarin e CNN që thotë për mesazhet kërcënuese. Atë e donin serbët kurban. Edi Rama ka plotësuar me Ballist Morinën një kërkesë serbe. Jam i bindur që sot janë shumë të paktë shqiptarët që s’kanë armë në shtëpi. Nuk them që duhet të kenë, por realiteti është ky që them unë. Pasiguria është e tillë. Njerëzit për vetëmbrojtje synojnë të kenë armë. Ballist Morina pati revole vetëm pasi nuk i dha mbrojtje ky shtet. E keni dëgjuar prokurorinë, informatori, kush ishte informatori ai që futi Edi Rama.”
Sigal