Berisha: Rama mbron Rroshin dhe Bushin nga akuzat e opozitës

404
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në sallën e Kuvendit se kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është dënuar në vitin 2001 për plagosje. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Berisha tha se ai nuk shikon, pasi i ka sytë të verbuar nga pluhuri i Roshit. “Në 2001 Roshi plagosi qytetarin Riza Aliu. Ku është i dënuar Roshi thoshte ai? Nëse Roshi të siguron vizat ty kjo s’do të thotë që s’ka qenë i dënuar, e ke në media të botuar”, tha Berisha. Duke vijuar akuzat Berisha shtoi: “Këta për interesa personale djegin interesat kombëtare. Ne këtu jemi, në rast se ne ecëm me ritmet e duhura në procesin e anëtarësimit në NATO duke vendosur të parin interesin kombëtar, ne nuk po ecim në procesin e integrimit evropian.
Cfarë ndodh? Një njeri merr përsipër të shkelmojë një konsensus për 3 ligjet dhe bën marrëveshjen për CEZ-in. Me shkelmimin e 3 ligjeve bllokon vendimin e komisionerit të lidhur këmbë e kokë me CEZ. Ndonëse raporti e rekomandoi 2 vite rresht, Shqipëria nuk e mori statusin…Në historinë tonë vështirësira kemi patur. Ditën e parë të parlamentit na tregonte 1000 mijë shuplaka..i them lidhjet tuaja me krimin janë universale i njohin të gjithë, do shkëputesh ti prej këtyre lidhjeve?

Brukseli ishte i detyruar ta amnistonte, kushti i vetëm të priste lidhjet me krimin, më të tmerrshmet në rajonin e Ballkanit. Pse ishin? Sepse për një periudhë të tërë të qeverisjes socialiste u bënë famoze në Europë bandat shqiptare, prisnin koka, digjnin trupa, vrisnin nëpër rrugë. Një njeri ishte pika e tyre e mjaltit. Që kur ishte kryetar bashkie, e bëri Tiranën lavatriçe të parave të pista ..nuk mbrohej me gardën por me bandat, me hakmarrjen merrte qindra metra sipërfaqe ndërtimi në zemër të Tiranës. C’ndodhi mbrapa? Ky njeri në vend që të shkëpusë lidhjet i shndërroi në instrumenta të tmerrshme të qeverisë së tij, e bëri Shqipërinë gazin e botës. Futi në Parlament vrasës, përdhunues, bandit. Sot thoshte ku është i dënuar Roshi. Lexon apo s’lexon ai, sytë ia ka verbuar pluhuri i Roshit”.