Berisha: Rama jashtë Kuvendit si Ramiz Alia

459
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar largimin nga gara e kandidatit për deputet të PSD-së në Vlorë, Leonard Beqiri. Dorëheqjen e kandidatit ai e ka quajtur si një akt kurbani për Edi Ramën, që ky i fundit të fitojë mandatin e tij si deputet, pasi ndodhet i gjashti në listë. “Pas tratativash intensive, në një akt kurbani për Edi Ramën, Leonard Beqiri papritmas dha dorëheqjen si kandidat për deputet i PSD. Kjo dorëheqje, që ra si rrufe në qiell të hapur, ka vetëm një qëllim; rritjen sadopak të shanseve për Edi Ramën, i gjashti në listën e PS, për të marrë mandatin e deputetit. Në të vërtetë, me gjithë vetësakrifikimin e Beqirit, Rama prapë se prapë duket i pashpresë, pasi në tre poll-e paralele, atë të PD, LSI dhe vetë poll-in e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashtë Parlamentit, njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1991”, shprehet Berisha.
Sigal