Berisha: Rama i tmerruar, do të dënohet me 8 vjet burg, për 80 mijë USD në SHBA

617
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se, Ramës gjatë intervistës që ka dhënë në “News 24” për Sokol Ballën i dridhet  zëri, për shkak se ai rrezikon tetë vjet burg nga drejtësia amerikane.

Berisha thotë se Rama rrezikon tetë vjet burg për tri akuza, shkelje të rëndë të ligjit elektoral amerikan për foton me ish-presidentin Obama, mashtrim dhe “fake marriage”, për arritjen e një qëllimi të paligjshëm.

Postimi i Sali Berishës:

Shikoni si flet përçartë e i dridhet zëri i tmerruar nga 8 vite burg që e presin nga drejtësia amerikane për tre akuza të rënda të provuara plotësisht:

1- Shkelje të rëndë të ligjit elektoral amerikan duke paguar 80000$ për një foto me ish presidentin Obama.

2- Mashtrim, për jury të drejtësisë në kohë që dy të dënuarit Ashik Bilali dhe Bill Ageros kanë dëshmuar nën betim se parat janë paguar për foton e tij me Obamën ky deklaron se nuk është paguar asgjë

3- Martesë e rreme apo (Fake Marriage) për arritjen e një qëllimi të paligjshëm.

Ndiqeni videon se si përdridhet. sb