Berisha: Rama, 1.4 milionë USD shpenzime për avionë çarter

401
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për shpenzime të shumta lidhur me udhëtimet jashtë vendit. “Presidenti Donald Trump shkarkoi sekretarin e shtetit për Shëndetësinë, Tom Price, sepse kishte shpenzuar 400 mijë dollarë për udhëtime në detyrë me charter privat në vendin e tij. Kjo sepse ai, duhet të udhëtonte me fluturimet tregtare dhe jo të përdorte pushtetin për të shpërdoruar paratë e taksapaguesve amerikan”, shkruan Berisha në rrjetet sociale. Sipas Berishës, “Noriega në Shqipëri, këto katër vite ka fluturuar me charter privat 132 herë jashtë shtetit, duke shpenzuar 1.394.000 dollarë. Kaq nuk shpenzonte as Noriega i narko-republikës së Panamasë!”. Gjithashtu, Berisha ka publikuar edhe një mesazh lidhur me akuzat e tij ndaj Ramës. “Përshëndetje doktor, jam punonjës në kryeministri. Desha t’ju informojë se kryeministri si rregull udhëton vetëm me charter dhe rrallë shumë me linja të zakonshme dhe se në 132 fluturime me charter janë paguar nga buxheti i shtetit 1.394.000 dollarë, shumë kjo më e madhe se sa e të gjithë liderëve të rajonit të marrë së bashku”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
Sigal