Berisha: Qeveria ti premtojë Kerrit strehimin e mbi 2000 muxhahedinëve

485
Pak ditë nga vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, Ish kryeministri Sali Berisha i kërkon qeverisë të premtojë se do të pranojë strehimin e muxhahedinëve, që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak.
Në këtë inisiativë tha Berisha qeveria ka mbështetjen e opozitës.
Sali Berisha: “Cështjen e kampit të lirisë së muxhahedinëve elkali. Qeveria e mëparshme hapi shtegun e marrjes së këtyre qytetarëve në Shqipëri dhe mori kontigjentin e parë, qeveria në vazhdim mori disa herë më shumë dhe ne e përshëndesim këtë akt. Ajo që unë kërkoj sot është një gjest nga qeveria që e mbështet plotësisht nga opozita që t’i premtohet sekretarit Kerry të merren të gjithë muxhahedinët, mbasi para 8 muajve ata janë bombarduar. Ne kemi traditën tonë. S’kemi ca ti ndihmojmë shumë. Votën që duhet tia japim për çështjen e sigurisë ne ia dhamë por ju s’ia dhatë. Mashtrimin e bëtë me armët kimike dhe e latë në baltë, tani unë kërkoj ti premtohet sekretarit dhe të merren dhe ata mbi 2000 fatkeqtë që kanë mbetur në kushte të vështira.
Replikon Rama: Vizita e Kerrit ishte e parashikuar që në fund të 2015. Po të sqaroj, vetëm ti mban fjalime që flet për Nexhmijen dhe Xhon Kerrin. Është një vazhdë e një angazhimi që ne e respektojmë dhe do ta respektojmë. Vjen këtu sepse është një vizitë e planifikaur edhe në kuadrin e marrëdhënies së ngushtë që kanë firmosur edhe një partneritet.
Mos e përsërit këtë gënjeshtrën e votës. Mos gënje. Gënje për çështje lokale, jo për çështje globale. Nuk të ndalojmë të gënjesh, por mos gënje për punët ndërkombëtare. Kjo është një gënjeshtër qesharake. Nuk kemi bërë ne asnjë devijim vote dhe qëndrimi. Ky është një qëndrim që reflekton qëndrimin e popullisht shqiptar, që në këtë aspekt nuk ka dallime. Ku do të dalësh me këto ? Gënje sa të duash për kopshtin pa drekë, por mos e lerë veten se të turpëroi edhe ty. 
Pergjigjet Berisha: Nuk thashë dhe nuk them se ai vjen për të kërkuar marrje muxhahedinë, por unë çfarë thashë. Në këtë rast si një gjest mund të bëhej ky premtim që është strikt. Vota për rezolutën e Palestinës, ka qenë një gur prove në qendrimet e Shqipërisë, kryesisht ndaj SHBA. Çfarë synonte ajo votë. Ajo nuk kishte asnjë synim tjetër vetëm se të By-passo-nte SHBA. Unë mendoj që kjo nuk më bindte kurrë. Ajo nuk sillte dobi, në vlerësimin tim ajo ishte një gabim. Cështja palestineze nuk zgjidhet duke anashkaluar SHBA. Shqipëria të vetmen gjë që mund të bëjë pa komente është të votojë qëndrimin e SHBA për cështjet e sigurisë.
Sigal