Berisha publikon videon: Shihni si po transportohen mbi 15 ton drogë drejt Tiranës

460
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ku sipas dëshmisë së ‘qytetarit dixhital’ droga e kapur në Llakatund të Vlorës po transportohej drejt Tiranës.
Në mesazhin e Berishës thuhet se droga po transportohej me dy kamionë të mëdhenj, shoqëruar nga 3 makina me civilë dhe dy policie. Policia e Vlorës, e mbështetur dhe nga FNSH kreu një super aksion gjatë mesnatës së të enjtes dhe ditën e premte, dhe për pasojë ka sekuestruar 15 ton e 162 kg lëndë narkotike kannabis Sativa.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital informon:
“Pershendetje doktor. Droga nga Llakatundi po transportohet per ne Tirane me dy kamione te medhenje transporti shoqeruar me tre makina me civilesh dhe dy makina policie me fenelina”.
Shikoni videon e tij! sb
Sigal