Berisha publikon vendimin: Rama plaçkit pronën publike, ia jep për parking e oborr kullës 24-katëshe

644
Përmes një statusi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha thotë se kulla 24-katëshe që pritet të ndërtohet tek stadiumi ‘Qemal Stafa’, që sipas tij është në pronësi të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama pritet të shpërblehet me tokë publike.
Berisha ka publikuar një vendin të këshillit të ministrave, sipas të cilës kulla 24-katëshe të cilën ai e quan kulla “Kristaq Rama” do shpërblet me 2660 metër katror tokë publike të Sheshit Italia dhe do përdoret për oborr dhe parking.
Statusi i plotë i Sali Berishës: 
Kulla 24 kateshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 toke publike!?!?!
Te dashur miq, kulla 24 kateshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 te Edvin Kristaq Rames, shperblehet me 2660 meter katror toke publike te Sheshit Italia, per oborr dhe ndertimin e parkingut nentokesor. Keshtu, vellezerit Olsi dhe Edvin, pas perzenies me lezet dhe sukses te Sheratonit nga Shqiperia, heqjes se TVSH per hotele si i tyre 24 katesh, tani bene me parking dhe oborr, duke plaçkitur token publike, kullen qe duket se do mbaje emrin e babait te tyre biologjik, Kristaq Rama.
Ky akt i shemtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e prones publike eshte nje kushtrim i vertet per çdo shqiptar per t’u ngritur me guxim kunder plaçkitesve qe nuk njohin ligj as dhe moral, dhe permbysur sa me pare regjimin e tyre te urryer! sb
Sigal