Berisha publikon pamjet: Shikoni parcelat me kanabis sot në Shkodër

516
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një denoncim në faqen e tij të ‘Facebook’ nga një parcelë droge në Gajtan të Shkodrës. Krahas denoncimit, Berisha ndan edhe një video e cila s’dihet se kur është regjistruar, ku tregohet një parcelë kanabisi në gjelbërim. Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri, qytetari dixhital shkruan se videoja pasqyron një ndër parcelat e shumta në Gajtan të Shkodrës.

“Prodhimi i mallit është i mbare! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital: “Peshendetje kjo vidio asht nji nder shum parcelat ne Gajtan Shkoder , ju lutem anonim”, – shkruhet në SMS-në që publikon Berisha.

sb

Prodhimi i mallit eshte i mbare!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPeshendetje kjo vidio asht nji nder shum parcelat ne gajtan shkoder , ju lutem anonim

Publiée par Sali Berisha sur Dimanche 3 mars 2019