Berisha publikon foton: Rama xurxull në Lezhë po e nxjerrin nga pas dere

494
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama, për të cilën thotë se është bërë para fjalimit në fushatën e PS-së në Lezhë.

Berisha thotë se Rama ka qenë i dehur dhe se po e nxjerrin nga pas dere. “Para fjalimit në Lezhë! Po e nxjerrin nga mbas dere xurxull! Edhe Ndoka po qesh me të”, shkruan Berisha.

Kryeministri ka qenë një javë më parë në Lezhë nga ku u ka kërkuar lezhjanëve votën për t’iu shërbyer në katër vitet e ardhshme. Ai iu bëri thirrje edhe demokratëve që PD-në ta mbajnë në zemër dhe madje iu sugjeroi që foton e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së t’i mbajnë në shtëpi por të mos i votojnë.




Sigal