Berisha publikon dokumentat: Si vjedh Rama me Sadri Abazin

524
Sali Berisha publikoi disa dokumenta, që sipas tij tregojnë se si deputeti i PS, Sadri Abazi, vjedh para publike, me ndihmën e Edi Ramës. Dokumentat bëjnë fjalë për lidhjen e një kontrate qeraje mes kompanisë Usluga dhe Postës Shqiptare, për disa ambiente pranë stacionit të Trenit. Sipas Berishës, qeraja që i paguhet Abazit është më e lartë se qeratë që paguhen në zonën e Bllokut. Berisha thotë se Abazi po përfiton para publike edhe pse është deputet, çka përbën shkelje të Kushtetutës dhe se kontrata është lidhur kur objekti nuk ishte legalizuar ende.


Deklarata e plotë e Berishës:
Ja si vjedh Rama me famozin Sadri Abazi!

Sadri Abazi merr 55.000 euro qera nga Posta Shqiptare. Posta i paguan atij 2 here me shtrenjte se sa ne Bllok qerane e metrit katror tek Treni!

Te dashur miq, dokumentat e meposhtme provojne se si Sadri Abazi vjel qera 4600 euro ne muaj dhe 55.000 ne vit para te taksapaguesve nga Posta Shqiptare!

Felliqesia e ketij akti kriminal te Sadriut dhe Edvin Rames qendron ne sa vijon:

1- Deputeti shkel Kushtetuten dhe merr para publike.

2- Lidhet kontrata dhe Sadriut i paguhet qeraja per meter katror ne apartament tek Treni, me vlere sa dyfishi i cmimit qe kushton kjo siperfaqe apartamenti te Blloku

3- Ne pranveren e 2014 (kur u lidh kontrata) objekti i paligjshem ishte ende duke u ndertuar dhe kontrata lidhet qe do fillonte kur objekti te perfundonte me 31.05.2014!!!

Edi Rama burgoste qytetaret per nje çati te ndertuar pa leje nderkohe qe Sadriu po ndertonte pallatin e 5-te te paligjshem dhe po lidhte kontrate me Posten, qe vilte nga 4600 euro ne muaj per siperfaqe apartamenti ende pa perfunduar! sb
Sigal