Berisha publikon denoncimin: Ja si po vjedhin zyrtarët 5 milionë dollarë në doganën e Durrësit

539
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ngre akuza për doganën e Durrësit. Referuar mesazhit të një doganieri anonim, Berisha thotë se zyrtarët po vjedhin 5 milionë dollarë në Doganën e Durrësit. Ndërkaq doganieri dixhital akuzon drejtoreshën dhe Drejtorin e Antikontrabandës.
STATUSI I BERISHËS
Ja si po i vjedhin zyrtarët 5 milionë dollarë në doganën e Durrësit!
Lexoni mesazhin i doganierit dixhital! sb
“Mirëdita Dr. jam doganier në Durrës
Prej mëse 3 muajsh në portin e Durrësit kanë ardhur 5 kontenierë me cigare pa pullë fiskale.
Këto erdhën në periudhën e zgjedhjeve me porosi të burrit të Drejtoreshës, Bedis dhe Androkliut.
Për t’i kaluar do t’i kalonte klani i tyre në dogana Drejtori i Antikontrabandës z.Prifti me atë të Hetimit z.Brahja në pikën e kontenierëve ku është përgjegjës turni miku i tyre z. Beshiku.
Por meqë ranë në sy, i kaluan në magazinë doganore dhe këto dy ditë po përpiqen me të gjitha mënyrat, por askujt nga ne nuk ja mban të firmosë sepse bëhet fjalë për 5 milion USD evazion fiskal.
Kuptohet që edhe policia i ka mbyllur sytë me kohë. Paskan dy ditë se i mbaron afati dhe nuk dinë nga t’i çojnë”
Sigal