Berisha publikon denoncimin: Hiqen nga rimbursimi ilaçet për të sëmurët me reumatizëm

615
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit digjital, ku ky i fundit denoncon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se nga lista e banave të rimbursueshme janë hequr ilaçet për të sëmurët me sëmundje reumatizmale e të kockave. Denoncimi i Berishës: “Akuza të rënda për listën e rimbursimit të ilaçeve! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb “Përshëndetje zoti Sali Berisha! Banditi Edi Rama e Banditja Ministre Ogerta Manastirliu, kanë heq nga rimbursimi ilaçet jetike për të sëmurët me sëmundje Reumatizmale e kockat Barnat Biologjike!Vetëm të shikoje njerëzit me paterica, që lëngonin nga dhimbjet tek pavioni vizitave, ku pas vizitës te Reumatologu ktheheshin mbrapsh pa ilaçe, në Vlorë, Gjirokastër, apo Sarandë, apo Fier, nga çdo qytet i Shqipërisë ktheheshin pa ilaçe. Edi Rama duhet të akuzohet për vrasje me paramendim këtyre të sëmurëve, sepse, duke hequr ilaçin këtyre pacientëve, ai po i vret??”