Berisha publikon albumin historik: Nderim, kryengritësve trima!

469
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar “Kryengritje të Votës së Lirë”, protestën e fundit të opozitës, nisur nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, vendosmëria e tyre për të mos u tërhequr nga kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vëmendja që mori nga mediat e mëdha ndërkombëtare. Këtë cilësim që i ka bërë, Berisha e ka ilustruar me një grup fotosh të publikuara nga këto, që për të janë “historike”.

“Album historik! – shkruan Berisha në Fb. – Foto të Kryengritjes të Votës së lirë të Tiranës, që pushtuan planetin. Në flakë, karrigia e Maduros të Ballkanit. Nderim kryengritësve trima e guximtarë, që po u rikthejnë shqiptarëve votën e lirë! Rama ik! Fitore!”

Image

Image

ImageImageImageImage