Berisha: Pr/ligji për Arsimin e Lartë, megaaferë e Ramës. Nikolla: Absurde

65
“Projektligji për Arsimin e Lartë” ka ngjallur diskutime në seancën e sotme plenare.
Ish-kryeministri Berisha ka debatuar sot në Kuvend me ministren e Arsimit Lindita Nikolla për doktoraturat. Sipas Berishës, MAS ka favorizuar universitetet private, duke mos dhënë asnjë doktoraturë për universitete publike si ai i Drejtësisë dhe Ekonomisë.
Këto akuza, ministrja i quajti absurde. “Akuza që i bëhet MAS me gjasë që ka mbyllur procedurat e doktoraturave në shtetëror dhe më pas ka favorizuar privatët është absurde. Unë ju them ngjeni një akt zoti Berisha, një akt të vetëm timin”.
“Unë ju them se ato që lexoi zonja janë të vërteta, por fshehu se në 2 vite me radhe nuk ka dhënë qoftë edhe 1 doktoratë të vetme në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomisë”,- tha ai në replikë.
MEGA-AFERA E KORRUPSIONIT, BERISHA: IU HOQËN DOKTORATAT UNIVERSITETEVE PUBLIKE, IU DHANË PRIVATIT
Sot në mëngjes ndodhi atentati i radhës ndaj këtij institucioni, ku kreu i qeverisë urdhëroi Parlamentin të fusë në rend ditë jashtë të gjitha kritereve ligjin e megaaferës së tij të korrupsionit, për arsimin. U nisa për të ardhur në parlament dhe informohem se ky ligj do futet sot në rend të ditës në një kohë kur në komisionin e Ligjeve nuk është thirrur asnjë grup interesi apo profesor universiteti për t’u pyetur. Në një kohë kur ekspertët ndërkombëtarë e shpallin antieuropian ligjin. Prej dy vitesh Edi Rama me veglën e tij Lindita Nikolla, nuk u kanë akorduar një doktoratë të vetme universiteteve publike. Nuk mund të them se janë pa të meta, por ato kanë një traditë shumë të mirë. Të gjitha doktoratat me 8 mijë euro njëra, ia kanë kaluar klientelave të tyre private.
Pse ky vrap me ligjin? Apo pse janë marrë për çdo doktoratë të publikut nga 8 mijë euro nga privatët, dhe janë ndarë për gjysmë. Jeni bërë vegël e turpshme e një njeriu të korruptuar e pa parime. Këtë e bën një njeri që s’di ç’është shkolla, dhe ka për kulturë vetëm bojërat e bojaxhiun.