Berisha: Piktori dështak do të zhdukë Teatrin Kombëtar, qytetarët të mbrojnë artistët

465
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se kërkon të zhdukë Teatrin Kombëtar.
Pas debateve të fundit dhe vendosjes përballë të artistëve dhe ministrisë së Kulturës, Berisha shkruan Rama me vëllain e tij në vend të ndërtimit të një ndërtese monumentale si teatër kombëtar ofrojnë një kullë. Ai iu bën thirrje qytetarëve të mbrojnë artistët.
STATUSI I BERISHËS
Betejë primitive e Piktorit dështak me Teatrin Kombëtar, trupën e tij artistike!
Të dashur miq, këto ditë në Tiranë po zhvillohet një betejë e shëmtuar primitive midis babëzisë, urrejtjes për suksesin, dështimit të Edi Ramës nga njëra anë dhe artistëve më të mirë, trupës artistike të Teatrit tonë kombëtar që janë pasuri kombëtare e paçmuar!
Teatri Kombëtar në çdo komb të qytetëruar është një simbol i ndritshëm i kulturës së tij. Mirëpo kjo nuk mund të realizohet nga piktori dështak Edi Rama, që për shkarravinat e tij ka marrë për vlerësim maksimal: “vizatime të një adoleshenti të droguar”!
Nuk mund të realizohet vlera e jashtëzakonshme për shoqërinë, kombin, që ka për kulturën e tij elita e tij artistike, teatri kombëtar dhe trupa e tij.
Në vend të ndërtimit të një ndërtese monumentale vetëm si teatër kombëtar, Edvini ofron një kullë ku ai së bashku me vëllaçko Olsin të posedojë disa kate të saj.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë betejë të verbër kundër Teatrit tonë kombëtar dhe artistëve të trupës së tij, ju bëj thirrje qytetarëve të mbrojnë artistët, elitën artistike të kombit, kërkesat e tyre të drejta nga hakmarrja primitive e një piktori të dështuar, i cili për të mbushur xhepat e tij do tani të zhduke Teatrin Kombëtar!


Sigal