Berisha: Përgënjeshtrohen Rama dhe Balluku. Ja si qëndron e vërteta me “Air Albania”

520
Sigal

Dy qytetarë kanë përgënjeshtruar Kryeministrin, Edi Rama dhe ministren, Belinda Balluku lidhur me çmimin e biletave dhe mënyrës se si funksionon në të vërtetë kompania ajrore “Air Albania” që u promovua me shumë bujë nga qeveria.

Njëri prej qytetarëve thotë se “Air Albania” nëpërmjet “Turkish Airlines”, shet bileta për pasagjerët në emër të vet me çmime shumë të shtrenjta pastaj i shpërndan tek udhëtarët “si t’i dojë qejfi”.

Sipas tij, kompania ajrore shqiptare akoma nuk ka leje fluturimi dhe udhëton me numër fluturimi të Turqisë.

Qytetari tjetër shprehet po ashtu se, ajo çfarë u tha se kanë nisur fluturimet e “Air Albania”, në të vërtetë është një maskë sepse udhëtimet sipas tij bëhen përmes kompanisë “Turkish Airlines”.

Denoncimet e qytetarëve janë bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkruan në rrjetet sociale se, përmes tyre demaskohen mashtrimet e Ramës dhe ministres Balluku.

Postimi i plotë:

Pasagjerët damkosin Edvin Rrencin dhe ndrikull Riformaton për bukvalen e tyre të fundit.Turp!!

Lexoni mesazhi dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhital! sb

Përshëndetje

Një tjetër mashtrrim i Air Albania nëpërmjet Turkish Airlines ku Turkish Airlines i Shet biletat në emër të vet dhe me çmim teje të Shtrenjtë pastaj i Shpërndan Pasagjeret si ti doj qefi sepse në të njëjtën orë Fluturojnë të dy Firmat për në Tiranë nga Stambolli

Kur Air Albania thot se do hyj në Treg me çmime të Lira por ajo nëpërmjet Mashtrrimeve që bën ka hyrë me çmime më të shtrenjta kam blerë një biletë Stamboll – Tiranë në datën 2 Maj me Turkish Airlines dhe sot vërejta që ma kan ndërruar Biletën nga Turkish Airlines e kan bërë që të udhëtoj me Air Albania ku edhe Air Albania akoma ska leje Fluturimi dhe udhëton me numër fluturimi të Turqisë TK 9247 / ZB 1002 ku e mbulon prap me Mashtrrimet e veta dhe mundohet të përfitoj klientë nëpërmjet mashtrrimeve sepse numri i Fluturimit në të njëjtën orar me Turkishin është TK 1073 dhe Air Albania në bashkëpunim me Turkish Airlines ndan Pasagjerët që janë me Origjin Shqiptare për vetëm dhe në kurriz të Shqiptarëve që blejnë bileta të Shtrenjta paguan Lekët e Avionave që ka marr nga Turku

Përshëndetje Doktor Berisha.

Ja gënjeshtra e radhës e Edvun Kristaq Leqit dhe Belinda B Ballukut.

Thane se sot do të nisë fluturimet “Airalbania”, por në të vërtetë është maskë sepse është fluturimi i Turkishairlines, gjendet shumë kollaj po të klikosh për biletë nga Tirana për Stamboll del vetëm Turkishairlines.