Berisha: PD të kthejë kontributet e 1991-shit

569
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në “Studio e Hapur” edhe për drejtimin e Partisë Demokratike dhe udhëheqjen e saj sot nga Lulzim Basha. I akuzuar shpesh për pozicionin e tij autoritar dhe për moslejimin e lirisë së mendimit, Berisha tha se kurrë nuk i ka penguar njeriu mendimin dhe se nuk i ka kërkuar Bashës apo Sokol Olldashit të kandidojë. I pyetur për një emër që do e zëvendësonte Bashën, lideri historik i PD-së thotë se askush nuk është i pazëvendësueshëm. Ai ka edhe një këshillë për PD-në, për të cilën thotë se duhet të kthejë të gjithë kontributet që prej vitit 1991, duke lënë të kuptohet edhe ata që u lanë jashtë listave në zgjedhjet e qershorit 2017. “Në karrierën time në PD, unë jam marrë intensivisht kur kam qenë në opozitë, e pastaj jam marrë me Shqipërinë kur kam qenë në pushtet. Jam përpjekur të bëj më të mirën, po gjithë kjo qeverisje ka kaluar përmes gabimeve, siç ishin piramidat tepër serioze, apo dhe gabime të tjera. Po unë jam marrë me Shqipërinë. Nuk ka njeri të thotë se e pësova nga mendimi që shpreha. Njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Kurrë s’i kam penguar njeriu mendimin. Dëshira ime më e madhe është që njeriu të më thotë mendimin siç e ka. Partia ka pasur procedura, të gjithë janë kthyer në kontributet e tyre reale në PD, ata njerëz kanë vënë gurë themeli në PD, por edhe në ndërtimin e këtij sistemi të ri”, tha Berisha.
Sigal