Berisha: Pas Habijat, pritet arresti ndërkombëtar për Saimir Tahirin

514
Arrestimi i një grupi mafioz në Itali, i përbërë nga shqiptarë e mes tyre njërit prej personazheve të përfolura të botës së krimit, Moisi Habilaj, ka ndezur akuzat e opozitës kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Më herët Partia Demokratike e ka akuzuar Tahirin, si njeriun që ka ndihmuar këtë grup për të transportuar drogë drejt Italisë. Po kështu në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se ka qenë këmbëngulja e autoriteteve të huaja që zbuluan inkriminimin e Tahirit dhe detyruan qeverinë ta largojë si ministër. “Tashmë, thotë Berisha, Tahiri pritet të vihet nën arrest ndërkombëtar”. Po kështu Berisha publikon edhe një foto për të cilën thotë, se është skafi me të cilin Tahiri transportoi 3.5 tonë drogë drejt Italisë. “Skafi i Saje qorrit që transportoi 3.5 ton drogë në Itali me tezakët e tij, Moisiu dhe Habilajt e tjerë në bord! 
Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit ndërkombëtar!
Miq! Arrestohet në Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku që transportoi 3.5 ton drogë me skafin e Saje qorrit në Itali. 
Po ju rikujtoj këtu se Habilajt, sipas kontrollit të TIMS kanë transportuar drogë jashtë vendi 27 herë me makinën e kushos-bandit ministër Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagani, i kushtoi postin këtij të fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi atë dhe e dha për ndjekje.
Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikërisht ditën e vizitës së Edi Ramës në Bernë. Gjithashtu, 3,5 ton drogë në Itali, sipas burimeve të sigurta të vendit mik, është transportuar me skafin e Saje qorrit, të cilin ai e bleu dhe e la në “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve që kemi bërë në parlament Saje qorri u detyrua të bëjë një akt shitjeje false të skafit të tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze!”, shkruan Sali Berisha. 
Sigal