Berisha: Parlamenti i ri transferohet te “Shtëpia me gjethe”

203
Pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Socialiste pritet të bëhen dhe ndryshime në institucionet kryesore të vendit.
Emri i Gramoz Ruçit është i pari që përmendet si Kryetar i Parlamenti të ri.
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale shkruan se tashmë parlamenti do të transferohet të “Shtëpia me gjethe”. “Shtëpia me gjethe” është emri i koduar i godinës kryesore ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi i Shetit gjatë komunizmit. Gramoz Ruçi ka qenë drejtuesi i fundit i saj para viteve 1990.
“Gramoz Ruci kryetar kuvendi ?!? Parlamenti i ri transferohet tek “shtepia me gjethe””,- shkruan në Facebook Shkëlzen Berisha.