Berisha: Parlamenti duhet të shkrihet menjëherë!

494
Ish kryeministri Sali Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, dhe se për këtë i kërkon konsultim edhe grupit parlamentar demokrat. “Presidenti i Republikës nuk ka prerogativa Kushtetuese. Në Kushtetuta të tjera, presidenti është përmbaruesi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk ekziston në Kushtetutën tonë. Por presidenti duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë juristët më të mirë të vendit, për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti antikushtetues. 
Në këto kushte, Parlamenti meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen e menjëhershem të tij. Në kushtet kur Parlamenti ka konsumuar aktin më të rëndë Kushtetues, grushtin e shtetit, ky Parlament nuk meriton të ekzistojë më. E ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet, sepse një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit. Imagjinoni ju se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë, kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykate që në të drejtën Kushtetuese, janë të barabarta me normat Kushtetuese”, deklaroi ish kryeministri Berisha. Berisha tha se opozita do të vazhdojë ti qëndrojë vendimit të saj për protesta qytetare. “Këtë Parlament mund ta shkrijnë vetëm qytetarët shqiptarë, e shkrin vetëm sovrani”, tha ai.
Sigal