Berisha paralajmëron fund të tmerrshëm për Ramën: Mos e prit muajin tjetër se…

468
Ish-kryeministri Sali Berisha, fjalimet e të enjteve nga Parlamenti i ka zhvendosur në çadrën para kryeministrisë, aty ku opozita proteston prej më shumë se një muaj. Duke i kërkuar të lërë pushtetin Berisha e paralajmëron kryeministrin e vendit për një fund të tmerrshëm.
“Neveria dhe padurimi po bëhen të mëdha për të të shporrur aq sa mos prit 18 prillin apo 18 majin se do jetë fundi yt i tmerrshëm. Edi Maska asnjeri në historinë e lirisë nuk ka keqpërdorur pushtetin si ty”,- tha Berisha.

Ndërsa e fton të lërë pushtetin, Berisha thotë se do jenë “rambot” e demokracisë ata që do ta zhdukin Ramën nga pushteti. Ai thotë ndër të se durimi i shqiptarëve po soset, prandaj Rama duhet të ikë sa më shpejt.

“Ik shpejt, se nuk do vijnë marinsat amerikanë, do vijnë rambot e demokracisë dhe me lecka do të të krehin nga ajo zyrë, nga tuneli, kudo që të jesh futur. Largohu më mirë”,- vijoi ai.
Sigal