Berisha nxjerr pronat e Emiliano Shullazit në Durrës

517
Një dokument i Hipotekës së Durrësit, i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha zbulon se Emiliano Shullazi është pronari i vetëm i Hotel Vollgës, që gjendet në rrugën Taulantia. Në krah të emrin të Shullazit, dallohet se prona është “e dhuruar”. Ky është dokumenti i parë që publikohet për pasurinë e një prej emrave më të përfolur të krimit në Shqipëri dhe sipas Berishës kjo nuk është e vetmja e Shullazit. “Perveç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore, territori rreth pallatit mbreteror. Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres” shkruan Berisha.
Ish kryeministri dallon në emrat që e kanë “dhuruar” pronën disa persona me mbiemrin Kodra. Berisha kujton se në dhjetor të vitit të kaluar, një i ri me të njëjtin mbiemër u vra në këtë qytet, por shkruan se nuk dihet nëse ka lidhje me pronën tek Vollga. Sipas Berishës, kjo pronë është arsyeja që Vangjush Dako është rrahur nga Shullazi dhe që kryeregjistruesi i qytetit është marrë peng.
Sigal