Berisha nxjerr letrat e 1300 kontejnerëve: Rama firmosi tranzitin e mbetjeve kimike, në shkurt 2016

558
Skandali i kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që kanë hyrë në vendin tonë është një nga enigmat më të mëdha ku kanë përfunduar lëndët kimike. Ngarkesa me 1300 kontejnerë, u nis nga Italia me destinacion Shkupin duke kaluar tranzit në Shqipëri, por nuk dolën kurrë nga kufiri ynë. Dokumentet e mëposhtme tregojnë se në shkurt 2016 Qeveria Rama ka miratuar një vendim që lejon mbetjet e rrezikshme të kalojnë tranzit dhe të depozitohen në Shqipëri. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë fakt, duke e quajtur “vendim famëzi” dhe shton se VKM-ja është botuar me urgjencë për 7 ditë në Fletoren Zyrtare. Sipas Berishës, “Ky është vendimi famëzi i qe lejon mbetjet radioaktive të tranzitojnë dhe të depozitohen në Shqipëri. Ky vendim i botuar me urgjencë brenda 7 ditëve ne fletoren zyrtare, korrespondon plotësisht me periudhën e shkarkimit te kontejnerëve me helme toksike dhe lendë radioaktive në Durrës për fillimin e shtatorit 2016”, shkruan në “Facebook”, ish-Kryeministri Sali Berisha.
Sigal