Berisha: Nomenklatura e narkoshtetit të Shqipërisë

669
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “narkoshteti i Shqipërisë ka nomenklaturën e tij, vepër e të cilës është ndërtimi i shtetit të bazuar mbi drogën. “Në krye të Narkoshtetit si kryarkitekt, kryegjykatës, kryprokuror qëndron Noriega i gjithëfuqishëm. Pas tij vijnë narkoministrat me role kryesore, ish-ministri, tani i persekutuari politik i drogës, Samir Trafiku dhe pasardhësi i tij, Xhafa i drogës, Ndrikull Kodheli, Gjeneral Trafiku. Pas tyre vijnë 43 narko-deputetët, kumbarë dhe ndrikulla të futur në Parlament me paratë dhe lidhjet e drogës”, u shpreh Berisha. Sipas ish-shefit të qeverisë, “pas tyre vijnë bajlozët lokalë të drogës si Don Lalët, Lelët, Subashët, Gjushët, Kokoneshët, Bushët, Rroshët, Peçët, Zotot, Ndokët, Bardhët, Ramët etj etj”. “Fill mbrapa vijnë narko-drejtorët e mëdhenj si Ardian Çelët, pareshpëlarësi, prokurorë, gjykatës të kupolës, etj etj etj. Por rol po kaq vendimtar në ndërtimin e narko-shtetit në Shqipëri ka pasur policia me narko-drejtorët apo baronët me uniformë të saj”, tha Berisha në paraqitjen që i bën ai strukturës shtetërore, të dyshuar e të akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës.
Sigal