Berisha: Një revolucion popullor, e vetmja rrugë shpëtimi

113
“Ka vetëm një rrugë shpëtimi nga kjo situatë, një revolucion popullor”: Në këtë konkluzion doli ish-kryeministri Sali Berisha sot në Kuvend, pas një përplasjeje të fortë me kreun e qeverisë, Edi Ramën, për kanabizimin e vendit dhe lidhjet e qeverisë me trafikun e drogës. Në kohën kur shqiptarët mësojnë nga Antimafia italiane se trafiku i kanabisit drejtohej nga Saimir Tahiri. Në vend që të ikte Haki “Droga”, largohet nga detyra shefi i SHISH se i raportoi kryetarit të shtetit për narko-shtetin. Kjo lëvizje in ekstremis përbën revanshin më të fuqishëm të një narkoshteti dhe krimit të organizuar. Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga kjo situatë: Një revolucion popullor që do të çlirojë Shqipërinë nga “Noriega” dhe kthetrat e tij.”