Berisha: Niko Peleshi grabiti pikturat e Vangjush Mios

56
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se 27 pikturat e Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, janë grabitur nga ish-zv/kryeministri Niko Peleshi. Duke iu referuar qytetarit digjital, Berisha denoncoi në rrjetet sociale se për të harruar vjedhjen që është bërë disa vite më parë, prej 4 vitesh Shtëpia Muze në Korçë vijon të qëndrojë e mbyllur. Ndër të tjera, duke iu referuar qytetarit digjital, Berisha thotë se Niko Peleshi ka ndërhyrë në gjyqin ndaj ish-drejtorit të Pallatit të Kulturës në Korçë, Vladimir Topi, që ai të lirohet për vjedhjen e pikturave të Vangjush Mios. “Niko Peleshi vodhi pikturat e Vangjush Mios! Qytetari digjital denoncon: Niko Peleshin si hajdutin e pikturave të piktorit të mirënjohur Vangjush Mio. Për ta harruar vjedhjen, apo për të vjedhur edhe të tjerat, prej katër vitesh Shtëpinë Muze të Mios e mbajnë të mbyllur!”, shprehet Berisha. Ai ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit digjital. “Fotot janë të Shtëpisë muze, të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio. Kjo shtëpi muze, në qendër të Korçës, që nga koha e skandalit, të vjedhjes së pikturave, ku protogonisti kryesor i vjedhjeve është Niko Peleshi, po rri e mbyllur. Arsyeja është fare e thjeshtë. Të harrohet skandali i vjedhjes. Drejtuesi i Pallatit të Kulturës, Vladimir Topi, u denoncua nga Prokuroria e Korçës si shkaktari kryesor për vjedhjen e 27 pikturave të Vangjush Mios për shpërdorim detyre. Për këtë, u pushua edhe nga puna, me detyrim paraqitjeje. Gjyqi kundër tij vazhdoi për rreth 4 muaj. Si përfundim, nga ndërhyrjet e Niko Peleshit, ai u dënua vetëm me gjobë 4.000.000 lekë të vjetra. Megjithëse ai u dënua, Niko Peleshi, e ktheu përsëri në detyrë. Arsyeja dihet nga të gjithë korçarët. Ai i di të gjitha vjedhjet që janë bërë në Pallatin e Kulturës Korçë”, thuhet në mesazh.
Sigal