Berisha ngre dyshime: Rama dhe Bushati, akt tradhtie. Çfarë i fshehën presidentit Meta

499
Ish-kryeministri Sali Berisha e quan një akt tradhtie marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për detin. Berisha shkruan se Rama dhe Bushati i fshehën Presidentit të Republikës dhe qytetarëve shqiptarë marrëveshjen e tyre të arritur me palën greke, me të cilën, sipas tij i kanë falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe. Çfarë i fshehin Presidentit të Republikës dhe opinionit publik, Rama dhe Ditziu i tij? Por cilido që ka ndjekur mediat shqiptare dhe greke, deklaratat në këto media të Edi Ramës, Ditzi Bushatit dhe homologëve grek të tyre, e ka të qartë se Rama dhe Ditziu i tij i fshehën Presidentit të Republikës dhe qytetarëve shqiptarë asgjë më tepër se sa marrëveshjen e tyre të arritur me palën greke, me të cilën, duke vendosur kryenegociator një spiun tashme të provuar, i kanë falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe. Vetë Rama në intervistë televizive i pyetur nga gazetari, pasi deklaroi se marrëveshja është arritur, nëse është marrë plotfuqia e Presidentit të Republikës ashtu siç kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, u përgjigj në mënyrë të përsëritur se nuk e dinte. Kurse Ditziu i tij, pasi iu deklaroi deputetëve në komisionin e jashtëm të parlamentit se grupin negociator e kishte sekret dhe nuk ia thoshte njeriut, duke shpresuar se do mund të fshihte spiunin në pajë, provokoi në një mbledhje tjetër me gjuhë halabaku ndaj Presidentit të vendit, duke menduar se kjo gjuhë e denjë për bastarde bllokmenësh do të detyronte presidentin të deklaronte se, sa të jetë Bushati ministër i Jashtëm ai nuk do firmoste autorizimin dhe, në këtë mënyrë, Rama do mund t’i fshihte si letër të vdekur presidentit dhe mbarë shqiptarëve, marrëveshjen e tradhtisë së lartë kombëtare të negociuar nga një spiun i damkosur, me të cilën i falen gjitonit tonë jugor pasuritë përrallore kombëtare, trilionat e tonelatave të gazit dhe naftës që i takojnë Shqipërisë.
Sigal