Berisha: Negociata Rama-Tahiri

456
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po zhvillojnë negociata mes tyre. “Gaz Demi vazhdon ndërmjetësimin midis Saimir Tahirit dhe Edvinit! Punonjësi digjital informon se sot (dje) në zyrën e tij, Edvini pati një takim me Gaz Demin, ndërmjetësin famoz, me të cilin Saimir Tahiri kërcënoi natën e “Opinion”-it Ramën për publikimin, në rast se do ta lëshonte, të 5 dosjeve kundër tij dhe narko-pushtetarëve të tjerë. Por, në rast se dihet se Gazi sot ishte përsëri i dërguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramën mbetet e errët!”, shprehet Berisha.

Ndërkohë, kryetari demokrat, Lulzim Basha, deklaroi se nuk është ndalur beteja për vënien përpara drejtësisë së Saimir Tahirit. “Politika e Edi Ramës është krimi dhe droga. Beteja jonë për dekriminalizimin e shtetit, për vënien para drejtësisë të Saimir Tahirit si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës, është sot beteja më jetike për shqiptarët. Sepse krimi ka kapur shtetin, varfëria dhe mjerimi ka pushtuar anembanë vendin, papunësia dhe pamundësia po shtyn drejt emigrimit mijëra të rinj e intelektualë”, u shpreh Basha. Sipas tij, opozita është në krahun e njerëzve. “Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi; janë problemi dhe jo zgjidhja”, tha Basha.
Sigal